Sport

“Na lejoi policia”, video që zbulon se shteti rumun ishte i përfshirë në pankartën kundër Kosovës

Një video e publikuar së fundmi ku shihet lideri i tifozëve rumun “uniti sub tricolor”, Andrei Preda, duke biseduar me kapitenin e Rumanisë, Nicolae Stanciu, zbardh të vërtetën se shteti rumun apo policia e vendit ishte e vetëdijshme për pankartën “Kosova është Serbi” që ata e zbulonin në shkallët e stadiumit.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kjo ndeshje pati shumë tensione, u ndërpre për gati një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Megjithatë, tani është publikuar video ku shihet lideri i grupit “uniti sub tricolor”, Preda, duke biseduar me kapitenin rumun Stanciu pas ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 17-të, shkaku i pankartës së zbuluar ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Kapiteni Stanciu tenton të bisedojë me drejtuesit e tifozëve ultras në përpjekje për të qetësuar situatën, por lideri i tyre i cili fillimisht iu ankua se “çfarë iu kanë bërë në Prishtinë”, pastaj i tregoi se pankarta u kontrollua dhe u lejua nga policia e shtetit.

“Nicule, Nicule, kjo ndeshje nuk është dashur të bëhet o vëlla, a të kujtohet se çfarë na kanë bërë në Prishtinë?”, dëgjohet fillimisht teksa i thotë kapitenit, lideri i tifozëve të njohur si “Uniti sub tricolor”, Andrei Preda.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Ne kishim një mesazh me të cilin hymë “Kosova është Serbi” me të cilin hymë në stadium. Ai kaloi nëpër filtrat e xhandarmërisë (policisë), pra u kontrollua nga xhandarët”.

“A kam ofenduar dikë duke bërtitur “Kosova është Serbi”? Nëse shteti në të cilin jetojmë dhe paguajmë taksa e cilëson kështu…”, përfundon bisedën lideri i tifozëve.

Këto zbulime të reja, të cilat përfshijnë edhe policinë apo shtetin rumun mund të ndikojnë në dënimin sa më të madh të Përfaqësueses së Rumanisë./Kosova Post

Rruga Press

YouTube player