Bota

Na duhet një “Schengen ushtarak’’, NATO paralajmëron anëtarët: Po na mbaron koha!

Po na mbaron koha!” Me këtë mesazh u drejtohet shteteve anëtare aleanca e NATO-s teksa paralajmëron se shumë burokraci po pengojnë lëvizjet e trupave në të gjithë Evropën.

Sipas shefit të komandës logjistike, gjeneralejtnant Alexander Sollfrank një problem i tillë mund të shkaktojë vonesa të mëdha nëse do të shpërthejë një konflikt me Rusinë.

 “Po na mbaron koha. Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize ose lufte.

Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s (JSEC) filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. Ajo ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në krahun lindor te aleancës.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Si rezultat i pushtimit te gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia nee vitin 2014, krijimi i JSEC pasqyroi vlerësimin se NATO, pas dekadave nga Lufta e Ftohtë, përsëri duhej të ishte gati për një luftë në Evropë që mund të shpërthente në çdo kohë.

Megjithatë, detyra e vendosjes së shpejtë të forcave deri në madhësinë e një divizioni me rreth 20.000 trupa, si dhe për të pasur municion, karburant, pjesë këmbimi dhe furnizime, është bërë më e ndërlikuar që nga Lufta e Ftohtë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Zgjerimi i aleancës në lindje me rreth 1 mijë km, nënkupton sipas Sollfrank, se aleanca duhet të jetë e shpejtë në lëvizjen e trupave nga bazat e tyre në vendin e duhur në krahun lindor. Ai sugjeroi krijimin e një “Schengeni ushtarak”, një zonë me kalim të lirë ushtarak të ngjashëm me zonën politike Shengen që lejon lëvizjen e lirë brenda pjesës më të madhe të BE-së.

Zyrtari i NATO-s paralajmëroi se nuk duhet ti japin përshtypjen Moskës se ka shans për të përfituar pasi aleanca nuk është e përgatitur.

YouTube player