“Muzeu Argjeologjik i Tiranës mbyllur, mbajtësja e çelësave në kafe”
Muzeu Arkeologjik i Tiranës, ndër atraksionet më të rëndësishme në kryeqytet, ndodhet mes një infrastrukture që është larg asaj që mund të cilësohet moderne për kohën.
Investimet e fundit datojnë në 1985.
Një emigrant, i cili kishte ardhur në Shqipëri me turistë të huaj për ti njohur me historinë e kryeqendrës së vendit, është shprehur i revoltuar nga gjendja e tij.
Në një koment në tek Visit Tirana ai thotë se Muzeumin e gjetën mbyllur dhe zonja që mbante çelësat në kafe.
Si të mos mjaftonte kjo, edhe pasi mund të kenë akses brenda, ndriçimi mungonte në pjesën më të madhe të tij.
Për situatën ka reaguar edhe ekspertja e turizmit Eva Kushova.
“Do bëjmë turizëm. Vjen emigranti, me turiste te huaj gjithe emocion qe t’u tregoje atyre historine e vendit te vet-gjeja e vetme per te cilen ndihen krenare.Shihni reagimin e ketij shqiptari tek Visit Tirana teksa ka bere nje vizite ne Muzeun Arkeologjik Tirane.Ketu shpenzohen miliona pa fund per 1 km rruge, apo per salltanete qeveritare, por muzeumet jane ne gjendje depresive, pa ngrohje, me investime qe nga koha e diktatures, pa asnje teknologji…Ministria e Kulturës”.
Rruga Press