BallinaLajme

Mutacioni i Covid/ Zbulohen rastet e para në Spanjë dhe në Suedi me variantin e ri të virusit

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se pavarësisht ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe mutacioni i Covid-it po përhapet. 

Spanja dhe Suedia janë bërë sot dy vende të reja që kanë regjistruar persona të infektuar me mutacionin e ri të Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se pavarësisht ndalimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe mutacioni i Covid-it po përhapet.

4 persona të një familje në Madrid kanë dalë sot pozitiv me mutacionin e Covid-it. Sipas Dailymail, personat kishin udhëtuar javën e parë nga Anglia për në Spanjë. Në lidhje me rastet e reja që janë mbartës me mutacionin e Covid, ka folur edhe zv/drejtori i Shëndetit Rajonal të Madrid, Antonio Zapatero. Ai tha se pacientet janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë

“Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më të rëndë. Nuk ka nevojë për alarm,” tha ai.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo më shumë  Haxhi Avdyli i mbyll derën LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Rruga Press

YouTube player