KryesoreLajme

Mustafi reagon ndaj deklaratave të Demo Berishës: Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve, është fabrika ku ato prodhohen

Deklarata e Demo Berishës se “çështjet e shqiptarëve duhet të zgjidhen në Beograd e jo në Uashington” nuk është opinion – është rrëfim i frikës së regjimit serb nga ndërkombëtarizimi i krimit shtetëror kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kështu ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Sipas tij, kjo fjali e vetme e Berishës përmbledh gjithë strategjinë e Beogradit.

“Mbaji shqiptarët të mbyllur brenda një sistemi që i fshin, i varfëron dhe i zhduk – dhe mos lejo që e vërteta të dalë jashtë kufijve të Serbisë. Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve. Beogradi është fabrika ku ato prodhohen”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Raporti SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit

Tutje ai ka shkruar se në Beograd janë projektuar pasivizimi i adresave si fshirje administrative e shqiptarëve nga regjistrat civilë.

“Gjithashtu ka projektuar edhe përjashtimin nga punësimi publik I shqiptareve, mos lejimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, sabotimi i financimeve nga Kosova e Shqipëria, izolimin ekonomik i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Dhe tani na del një ministër madje që pretendon se është shqiptar në letër (apo siç e quan, I dënuari për krime lufte në Hag, Šešel : „druga vrsta šiptara“), por zëdhënës i Vuçiqit në praktikë, që thotë se ‘mos shkoni në Uashington’. Sepse në Uashington këto krime quhen me emër si diskriminim sistemik, spastrim administrativ dhe aparteid burokratik”.

Lexo më shumë  Bilanci i jetëve njerëzore dhe shkatërrimi pas katër vite luftë në Ukrainë

Tutje Mustafi ka shkruar se: “Në Beograd quhen ‘procedura’. Andaj Berisha thotë ‘ne postoji problem sa Bujanovcem, gde je predsednik opštine Arber Pajaziti, koji je, saradljiv’. Sepse Arbër Pajaziti nuk i çon dosjet në Uashington e New York. Nuk i çon në Bruksel, Berlin e Strasburg. Nuk i çon në OSBE, BE, KiE e UN. Ai i mban në sirtar I tregton. Dhe për Beogradin, heshtja quhet ‘bashkëpunim’ “.

YouTube player