KryesoreLajme

Mustafi: Grafitet në Bujanoc me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, provokim i rëndë

Ragmi Mustafa, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës ka reaguar sot pasi janë shfaqur grafite të kriminelit të luftës Ratko Mladiq në Bujnoc.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se këto veprime janë provokim i rëndë, i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Gravitet me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq me zemër të Bujanocit janë një provokim i rëndë, i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës. 

Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional.

Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit,  në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale.

Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje.

Sot, kemi këtë: “РАТКО МЛАДИЋ” me të kuqe në qendër të qytetit me katër C. E njohim mirë këtë stil. Nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre.

Sepse “multietniciteti” aty po ndërton realitetin e ri. Serbizimi sistematik i Bujanocit.

Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara. Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij
YouTube player