Lajme

Musliu: Vizita e shefit të CIA-s vulosi miqësinë e marrëdhënieve ShBA-Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë i vulos marrëdhëniet e mira ShBA-Kosovë.

Ai në “Five” të TV Dukagjinit tha se ShBA-ja është kontribuuesja kryesore në themelimin e shtetit të Kosovës.

“Vizita e tij e vulosi marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, që është e lidhur fort, është e pazëvendësuar në regjion. Kosova dhe ShBA kanë miqësi të pashkëuptur, janë miku më i madh i Kosovës, na kanë ndihmuar në shpallje të pavarësisë e shtetformim në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, sidomos ato të inteligjencës”, tha ai.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Me këtë rast e vizitoi edhe AKI-në, e cila është gatuar me dy duar të CIA-s.

Rruga Press

YouTube player