Lajme

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky reagim i Musliut vjen pasi media serbe e kontrolluar nga Beogradi “Kosovo Online”, por edhe media të tjera serbe janë marrë me gjenocidin në Srebrenicë.

Lexo më shumë  Kapet kamerë ilegale në Leposaviq, ishte vendosur në një shtyllë elektrike

Sipas tij, ky është shembull tipik i luftës dezinformative serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se kjo dëshmon se shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë.

“Ky është gjithashtu një shembull tipik i luftës së dezinformatave serbe – si pjesa më e rëndësishme e luftës hibride të zhvilluar nga Serbia, aleati kryesor i Rusisë së Putinit”, ka shkruar ai në X.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i objektit të ri të Stacionit të Autobusëve në Gjilan

Rruga Press

YouTube player