KryesoreLajme

Musliu: Propozimi për anëtarësim të Kosovës në NATO, përgjigjja më e mirë ndaj paradës së Vuçiqit

Eksperti i sigurisë dhe themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka komentuar deklaratën e kongresistit amerikan Brian Mast lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe paradën e fundit të ushtrisë serbe në Beograd.

“Propozimi i kongresistit amerikan që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet një nga prioritetet e politikës së SHBA-së është përgjigjja më e mirë për paradat e krizës dhe turpit në Serbi”, ka shkruar Musliu.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Sipas tij, parada e mbajtur në Beograd është zhvilluar në kohën kur Rusia po provokon NATO-n në krahun Lindor, ndërsa Serbia po ndjek të njëjtën linjë destabilizuese në rajon, duke u rreshtuar hapur kundër NATO-s dhe BE-së.

“Kësaj radhe, Vuçiq me paradën e tij kërcënoi edhe qytetarët e vet, të cilët tashmë kanë ndarë mendjen për ta larguar nga pushteti për shkak të korrupsionit, krimeve dhe instalimit të politikave diktatoriale,” ka shtuar Musliu.

Lexo më shumë  Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret

Ndryshe, kongresisti amerikan Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, ka paraqitur një amendament për miratim në Kongres, përmes së cilit kërkohet mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Rruga Press

YouTube player