Muri i Kalasë së Lezhës, specialisti Margjoni: Rrezik për qytetarët sa herë bie shi
LEZHË – Një nga atraksionet kryesore të Lezhës, kalaja e qytetit, prej më shumë se një viti është kthyer në një rrezik për banorët, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve të mureve rrethuese. Specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se asnjë firmë kontraktuese nuk e merr përsipër si projekt pasi duhet një projekt më i madh dhe gjithëpërfshirës për restaurimin e mureve mesjetare.
Ai ngre alarmin për rrezikun që iu kanoset banorëve që kanë shtëpitë e tyre poshtë kalasë. Fenomeni i shembjes së mureve të kalasë përsëritet sa herë ka reshje shiu. Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë evituar rrëzimin e mureve që janë prekur nga shembja por jo eleminimin përfundimtar të këtij fenomeni.
Rruga Press