Murati: Tërheqja e parave nga Trusti shkakton precedent të rrezikshëm dhe çmime më të larta
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, për të cilat tha se nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë.
Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, në lidhje me kundërshtimin e qeverisë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Murati tha se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ministri Murati theksoi se një rishikim pas katër muajve mundëson të plotësohen nevojat në këtë kohë krize.
“Rishikimi është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, me një shtim prej 150 milionë euro. Vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 500 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, te kategoria subvencione dhe transfere. Kjo vlerë financohet nga rritja e të hyrave prej 66 milionë euro”, theksoi ai.
Rruga Press