KryesoreLajme

Murati sqaron raportin e Bankës Botërore dhe demanton dezinformatat: BB tha se papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte vetëm 10.9%

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore për shkallën e papunësisë dhe pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës.

Përmes një shkrim në Facebook, ai thotë se papunësia reale në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte 10.9%.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%”, ka shkruar Murati.

Lexo më shumë  Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

Ai thotë se shifra prej 37% ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, e që sipas tij është tregues tjetër prej atij të papunësisë.

YouTube player