KryesoreLajme

Murati: S’mund të lejojmë që miliarda dinarë serbë të futen pa autorizim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në lehtësimin e procesit për çështjen e dinarit serb, duke shtuar se “s’mund të lejojnë që miliarda para të gatshme të futen paautorizim”.

Murati ka shkruar në rrjetin social X se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë për bashkëpunim në lehtësimin e transferimit së çdo ndihme për familjet serbe në Kosovë, por siç ka thënë ai, në vend të kësaj u tentua futja e disa milionëve të dinarëve serb.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë. Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë. Në vend të kësaj, njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuar kanë tentuar sot të kalojnë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme. Ata nuk u lejuan pa pasur autorizimin e duhur”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave ka theksuar se futjen e dinarit serb paligjshëm “s’e lejon asnjë vend”.

YouTube player