KryesoreLajme

Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të 13-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë. 

Ai ka thënë se shpreson që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecet përpara në zhbllokimin e institucioneve.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

“Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar. Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e VV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve. Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kuorumit”, ka theksuar Murati.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?
YouTube player