KryesoreLajme

Murati publikon grafikun për kontratat ‘njëburimore’ ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë të dhëna për numrin e kontratave të realizuara përmes procedurës së negociuar, duke i krahasuar ato me qeverisjet e kaluara.

Sipas të dhënave të KRPP-së, që Murati thotë se i ka prezantuar deputeti Armend Muja, rezulton se numri i këtyre kontratave është përgjysmuar gjatë mandatit aktual në krahasim me periudhat e mëparshme.

Lexo më shumë  VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

Murati ka theksuar se perceptimi publik, i krijuar nga deklaratat e opozitës dhe analistëve, shpesh nuk përputhet me realitetin.

Ai theksoi se ndonëse opozita pretendon për një rritje të madhe të numrit të kontratave të negociuara, të dhënat tregojnë të kundërtën.

Ministri nënvizoi se është e natyrshme që ky numër të mos arrijë në zero, pasi raste të veçanta të prokurimit, të mbuluara nga nenet 34 dhe 35 të Ligjit për Prokurim Publik, kërkojnë këtë procedurë.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci takon familjen e dëshmorit Mizair Isma: Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor

Sipas tij, pretendimet për shkelje ligjore nuk kanë bazë, dhe ai i cilësoi kritikat si pjesë të një “lufte speciale” të orkestruar nga opozita dhe mbështetur nga Prokuroria Speciale.

YouTube player