KryesoreLajme

Murati për Trafikun Urban: Betejë politike që LDK-ja po e bën në kurriz të qytetarëve

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në mungesë të kauzave të veta politike ka vendosur ta marrë peng kryeqytetin.

Ai ka thënë se çfarë është parë sot, është një betejë politike që lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ta bëjë në kurriz të qyetarëve

Ka deklaruar se nuk kanë kaluar as dy javë që kur Përparim Rama premtonte se si do ta transformonte Trafikun Urban.

“Unë kam takuar sot edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe kam sqaruar se kemi dy probleme. Problemi i parë te transporti publik është i vet shkaktuar dhe do të ndodhte edhe po të kishte buxhet të miratuar pasi ka pasur vendime elektorale për të larguar nga pagesa shumica e qytetarëve dhe kësisoj barrën e ka marrë përsipër komuna në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar. Kjo e ka rritur obligimin financiar në një situatë ku komuna nuk ka pasur buxhet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Rama ‘mes dy zjarresh'/ BIRN: Kryeminstri dhe raporti i tij kritik me sistemin e drejtësisë

Ai ka  thënë se dëshmia më e mirë është që përveç Trafikut Urban janë në vështirësi edhe operuesit privat.

Murati ka thënë se problemi i dytë është edhe mosvotimi i buxhetit.

Sipas tij, buxheti ishte miratuar me vonesë.

Murati ka thënë se LDK-ja nuk kishte marrë pjesë në seancë ku do të mund të votohej buxheti për Prishtinën.

“Kjo çfarë kemi parë sot është një betejë politike që Abdixhiku ka vendosur ta bëjë në kurriz të qytetarëve. Transportuesit kanë treguar se që 7 muaj e kanë të njëjtën gjendje”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Përmbytjet shkaktojnë një viktimë, gjendet një trup i pajetë në Durrës
YouTube player