KryesoreLajme

Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të hyrat buxhetore të vendit kanë tejkaluar shifrën e 3 miliardë euro.

Murati e ka cilësuar këtë si një moment historik për vendin.

“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Ministri ka theksuar se ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik dhe miliona të tjera për mallra e shërbime.

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati. 

Lexo më shumë  Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player