KryesoreLajme

Murati: Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati një një tubim elektoral kushtuar vajzave dhe grave ka thënë se gjatë këtij mandati qeverisës për herë të parë kanë ndarë ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët.

“ Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët që sado pak ta lehtësojmë barrën që ju keni. Kemi rritur edhe pagën minimale nga 130 apo 170 euro sa ishte në 350 euro ku një pjesë e madhe e përfituesve janë gra, si rezultat i kësaj rritje”, ka thënë ministri Murati.

Lexo më shumë  FSK-ja do të zhvillojë marshim stërvitor në Parkun e Gërmisë

Ministri Murati, po ashtu ka thënë se të gjitha gratë që duan të punojnë përmes programit Superpuna kanë mundësinë që në mandatit e ardhshëm të punojnë me rrogën minimale e cila do të rritet nga 350 në 500 euro.

“Në mandatin e ardhshëm Kurti 3, përmes masës Superpuna për gratë apo edhe ndoshta do ta quajmë Supergratë nesë jeni të pajtimit, do t’i mbështesim të gjitha gratë që duan të kthehën nën tregun e punës për gjashtë muajt e parë me pagën minimale që tashmë është e rritur në 350 euro e që do të bëhet 500 euro gjatë mandatit të ardhshëm”, tha Murati.

Lexo më shumë  Kosova dhe unioni anti-Kurti
YouTube player