Lajme

Murati: Për 6 muaj me radhë kemi mbështetur mbi 61 mijë familje duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbështetja për familjet e cenueshme për pagesat e faturave të energjisë elektrike do të riaktivizohet gjatë stinës së dimrit.

Në një postim në Facebook të shtunën, Murati ka bërë të ditur se për gjashtë muaj me radhë kanë mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, “pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike”.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

“Familjet përfituese, edhe këtë muaj do të pranojnë subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike. Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të 6-të të subvencionimit, për secilën nga familjet e cenueshme”, ka shkruar ai.

Sipas Muratit, mësimet që kanë marrë gjatë këtij pilotimi gjashtëmujor do të përdoren “që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimrit”.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

“Masa e pilotimit ka qenë e mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, në kuadër të mbështetjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor për tejkalimin e krizës energjetike”, ka shkruar tutje Murati.

Rruga Press

YouTube player