KryesoreLajme

Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, ka thënë se pas votimit në qeveri të projektligjit për ndarjet buxhetore, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Murati bëri të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 340 milionë euro, ku te kategoria e pagave, koeficienti do të rritet nga 105 në 110.

“Nga 105 të bëhet në 110, kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro burto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake. Pra nëse e marrin në një periudhë pesëvjeçare shihet se buxheti i pagave ka rritje për 30%”, tha Murati.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, tha ai.

Ministri i Financave tha se do të ketë shtim të radhëve në polici dhe ushtri.

“Do të ketë rekrutim të 500 policëve të rinj dhe 600 ushtarakëve”.

Ai tha se në sektorin e arsimit do të ketë rritje 20% derisa në SHSKUK do të ketë ngritje pagash 25%.

Murati tha se do të përfundohen edhe disa investime kapitale që janë në proces apo do të ketë edhe projekte të reja.
“Janë rruga për Pejë, autostrada Prizren-Tetovë, zgjatja e autostradës deri te dheu i bardhë”, deklaroi Murati.

Rruga Press

YouTube player