KryesoreLajme

Murati: Opozita u detyrua në fund ta votojë unanimisht konfirmimin e mandateve, ngjashëm e kemi situatën tani

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta kandidojë sërish të hënën Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për herë të tretë pas dy dështimeve në seancën e kaluar.

Derisa opozita ka hedhur poshtë mundësinë e votimit të Albulena Haxhiut, deputeti i LVV-së Hekuran Murati tha se po presin që opozita ta zhbllokojë Kuvendin dhe ta votojnë kryeparlamentaren.

Lexo më shumë  Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi, Vuçiq po e mbështet Putinin

“Ajo çka duhet të kuptojnë edhe subjektet opozitare që janë në Kuvend, është se, sipas Kushtetutës, interpretimeve nga Gjykata Kushtetuese, e drejta për të propozuar dhe pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese. Ne po presim ngjashëm si rasti i mëhershëm i bllokadës së Kuvendit për raportin e konfirmimit të mandateve edhe që në fund pastaj opozita u pajtua me qëndrimin tonë dhe u detyruan ta votojnë unanimisht, ngjashëm e kemi dhe situatën tani. Ka një mospajtim mes partive opozitare me rezultatin zgjedhor”, ka thënë Murati.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit