Lajme

Murati: Opozita s’e ka hallin e qytetarit e as të shtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i akuzoi partitë opozitare që nuk e kanë hallin e qytetarit e as të shtetit, dukë thënë se ato e pamundësuan votimin e anëtarëve të Bordit të Trustit.

Murati shkroi në Facebook të enjten, se opozita përhapte panik për rrezikimin e mjeteve të Trustit nga mungesa e Bordit, e tash tha se ajo s’mori pjesë në Komisionin për Buxhet, duke pamundësuar kuorumin.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjetër kund”, ka deklaruar Murati.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, të enjten duhej të propozoheshin emrat e anëtarëve për Bord të Trustit Pensional, por mungesa e deputetëve Visar Korenicës (Lëvizja Vetëvendosje), Pal Lekajt (AAK), Avdullah Hotit (LDK) dhe e Ferat Shalës (PDK), e pamundësoi këtë.

Rruga Press

YouTube player