Lajme

Murati: Numri i llogarive aktive që kanë paguar kontribute në vitin 2023 ka qenë mbi 440 mijë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se bazuar në raportin vjetori të Trustit, numri i llogarive aktive në vitin 2023 që kanë paguar kontribute ka qenë mi 440 mijë.

Sipas tij, këto shifra janë indikatori më i mirë ndaj kontestimeve të opozitës ndaj shifrave të ATK-së dhe ASK-së.

“Sipas raportit vjetor të Trustit, numri i llogarive aktive në vitin 2023, pra llogarive që kanë paguar kontribute, ka qenë 442,383.  Zakonisht e kemi dëgjuar opozitën të kontestojë shifrat e ATK-së dhe ASK-së, me pretendimin që nuk janë të sakta, dhe se numri i llogarive aktive në Trust është indikatori më i mirë.  Pa hyrë në diskutime se cili indikator është më i saktë, ja edhe numrat e Trustit, që edhe kësaj radhe demantojnë opozitën.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Në vitet 2019 dhe 2021 ka pasur zgjedhje, prandaj edhe numrat e llogarive aktive në Trust mund të jenë më të fryra në këto dy vite meqenëse ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve e komisionerëve që raportohen si llogari aktive”, ka shkruar Murati në Facebook.

Rruga Press

YouTube player