Lajme

Murati: Nga sot bankat e kanë obligim të ofrojnë falas llogari bazike bankare

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë për muaj.

“Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Murati ka thënë se mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë.

“Shtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit. Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player