Murati: Nga ky muaj rritet për 20% asistenca sociale për të gjitha familjet përfituese
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20 për qind për të gjitha familjet që janë përfituese të kësaj skeme.
Sipas Muratit, nga kjo rritje do të përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe ato që janë pjesë e skemës pilotuese të Reformës Sociale (SAS).
“Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë. Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale”, ka shkruar Murati.
Ai ka shtuar se Qeveria ka synuar vazhdimisht të mbështesë shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, përmes masave si “Qeveria për Familjet” dhe reformës së skemës sociale, e cila tashmë inkurajon punësimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të familjeve.
Ky vendim vjen në vazhdën e politikave të Qeverisë për rritjen e përfshirjes sociale dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta.
Postimi i plotë i ministrit në detyrë, Hekuran Murati:
Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë.
Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale.
Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).
Ne vazhdimisht kemi synuar mbështetjen e atyre që kanë më së shumti nevojë edhe përmes masave tjera siç janë Qeveria për Familjet, apo edhe reforma e skemës sociale e cila tani inkurajon punësimin dhe qëndrushemërinë afatgjatë financiare të familjeve.
Rruga Press

