Lajme

Murati: Nëse do të diskutohej për sanksione, ato duhet të ishin kundër Serbisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse veç do të diskutohej për sanksione, atëherë do të diskutohej për sanksione që do të duhej t’i vendoseshin Serbisë, për siç ka thënë shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve.

Murati në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kur është pyetur për raportimet për një listë të sanksioneve ndaj Kosovës, në rast se krerët shtetërorë nuk u binden SHBA-së e BE-së, ka thënë se s’është në dijeni për listë të tillë e “as për kredibilitetin e listave të tilla”.

Lexo më shumë  Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e nënshkruar apo e dakorduar në Ohër, të cilën pala serbe refuzoi ta nënshkruante dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi, duke filluar nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër shtetet e tjera, për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra konsideroj se çka do të duhej të na brengoste, është se çka do të duhej, ose cilat sanksione duhet t’i vendoseshin shtetit serb”, ka theksuar Murati.

Lexo më shumë  Kurti në ceremoninë e diplomimit të kadedëve të rinj në Policinë e Kosovës: Nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe t’u përgjigjesh nevojave të qytetarëve

Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar të punojmë në mbajtjen dhe mbizotërimin e vlerave demokratike dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit