KryesoreLajme

Murati: Në këto dy vjet kemi shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbajtur konferencë për media në përmbyllje të Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë eurosh si dhe aranzhmanin Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë eurosh.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se Kosova është shteti i parë në Evropë që ka përfituar nga ky program, duke e lidhur atë me përmirësimin e politikave për energjinë e ripërtëritshme dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Ai deklaroi se gjatë periudhës dyvjeçare, Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Programi ka për synim qe të mbështet shtetet që performojnë mirë dhe Kosova është bërë shteti i parë në Evropë që ka fituar këtë program. Ka të bëjë me ligjin për energjinë e ripërtëritshme, me programin është synuar ruajtja, stabiliteti dhe përshpejtimi i ruajtjes dhe rritjes së ekonomisë së qëndrueshme. Kosovës i mbeten 16 milionë nga programi. Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare kemi shënuar rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Për herë të parë kemi kaluar 10 miliardë euro në bruto produktin vendor. Kemi shënuar edhe rritje të punësimit, gjë që ka ndikuar në rritjen e pagës minimale, pensionet, shtesat e fëmijëve. Të gjitha janë bërë duke ruajtur qëndrueshmërinë fiksale”, ka thënë ministri Murati.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin francez Guerot, flasin për bashkëpunim bilateral

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja është e përkushtuar dhe se është vlerësuar pozitivisht nga FMN-ja.

“Kjo arritje reflekton angazhimin e përbashkët për qëndrueshmërinë ekonomike.Vlerësimi pozitiv i FMN-së dhe jemi krenarë për progresin që kemi arritur. Angazhimi ynë per avancimin tonë bankar ka vazhduar me reforma të tjera të BQK-së. Procesi do të varet nga ligjet kushtetuese, projekti për pagesa të shpejta do te mundësojë që të përparojë infrastruktura. Në aspektin e financave, heqja e tarifave për të mundësuar mbështetjen e projekteve të mëdha, kemi miratuar udhëzuesin që bën zgjerimin e bankave. Bankat vazhdojnë të luajnë një rol të rendësishëm në ekonominë e Kosovës, të gjitha objektivat janë përfunduar me sukses. “, ka theksuar guvarnatori i BQK-së Ismaili.

Lexo më shumë  Kurti: Zhdukjet e personave, e vërteta e krimeve të kryera nga Serbia

Kreu i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli, vlerësoi progresin e konsiderueshëm të arritur gjatë programit, duke theksuar rritjen e fortë ekonomike prej 4.1 për qind, më e larta në Evropë. Ai përmendi gjithashtu rritjen e punësimit dhe pagave, përmirësimin e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Më vjen mirë që është arritur një progres i konsiderueshëm dhe është kryer me sukses programi. Gjatë programit kemi parë rritje të fortë ekonomike në 4.1 për qind,  që është më e larta në Evropë. Kemi parë një ngritje të konsiderueshme të punësimit dhe të pagave. Kemi parë përmirësime të ndjeshme. Reformat e zbatuara për të rritur transparencën janë përmirësuar. Në sektorin financiar progresi ka qenë i konsiderueshëm, janë përmirësuar kapacitetet institucionale të BQK-së. Kosova është vendi i parë që ka zbatuar instrumentin RSF, falë masave. Autoritetet kanë arritur të lansojnë projekte të mëdha që do të rrisin ndjeshëm. Jemi të gatshëm për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të ndritur të ardhmen”, ka thënë Amaglobeli.

YouTube player