KryesoreLajme

Murati: Lumir Abdixhiku flet per qeveri tranzicionale, por pa dashje dhe për rikthim në kohë

Ministri i Financave Hekuran Murati në rrjetin social facebook është shprehur për propozimin e Abdixhikut.

Statusi i plotë më poshtë:

“Qeveritë tranzicionale” bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta, kur ka kolaps të sistemit politik (revolucion), kur ka zgjedhje me rezultat të kontestuar, apo kur vendi gjendet në situatë të kryengritjes ose luftës civile.

Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.

Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut.

Ajo çfarë po i mungon aktualisht Republikës së Kosovës është Kuvendi i konstituuar, proces që po bllokohet nga opozita.

Shiheni se çfarë shembuj të “qeverive tranzicionale” ofron ChatGPT:

Rruga Press

YouTube player