KryesoreLajme

Murati: Kushtetuta nuk lejon zgjedhje pa tentuar për herë të dytë formimin e qeverisë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kushtetuta nuk e përjashton mundësinë e mandatit të dytë për formimin e qeverisë, në rast se dështon i pari.

Sipas tij, vetë mënyra se si është formuluar Kushtetuta e bën pothuajse të pamundur që vendi të shkojë në zgjedhje pa u bërë përpjekje e dytë për krijimin e Qeverisë. 

Ai shtoi se zgjedhjet mund të shpallen pa tentuar për herë të dytë vetëm nëse asnjë subjekt politik nuk është i interesuar për të marrë mandatin pas dështimit të parë. 

Lexo më shumë  ​Osmani përfundon mandatin e Presidentes, ia dorëzon detyrën sot kryeparlamentares Haxhiu

“Synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme”, ka shkruar ai në Facebook. 

Sipas tij, vendimi për caktimin e mandatarit të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila duhet të vlerësojë se cili person apo subjekt ka “gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë”.

Lexo më shumë  Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
YouTube player