KryesoreLajme

Murati: Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave gënjen

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka quajtur dezinformata pretendimet se Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar llogarinë Komunës së Suharekës. Sipas Muratit, kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Ai ka thënë se llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

“Dezinformatat nuk kalojnë!

Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave.

Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka thënë ministri Murati.

Rruga Press

YouTube player