Lajme

Murati: Kosova e fokusuar në ringjalljen e ekonomisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka takuar sot zëvendëspresidenten Bankës Evropiane për Investime (BEI), Liliana Pavlova dhe një delegacion të bankës, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.

Në një komunikatë për medie thuhet se ministri Murati ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Zëvendëspresidentja e BEI, Lilyana Pavlova e ka vlerësuar vizitën e delegacionit kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës. Synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Murati gjatë këtij takimi tha se “Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

Bëhet e ditur se, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gjatë periudhës së pandemisë, BEI ka ndihmuar Kosovën me 70 milionë euro, në funksion të rimëkëmbjes së qëndrueshme pas situatës pandemike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *