Lajme

Murati: Kemi nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, është arritur që të ndryshohet trendi i borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

“Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Vila e Enver Hoxha të kthehet në muze të krimeve të komunizmit, jo në hapësirë të kamufluar me art bashkëkohor

Rruga Press

YouTube player