KryesoreLajme

Murati: Janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë, rritje prej 50%

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se shtesat për fëmijë janë ekzekutuar për mbi 400 mijë përfitues. Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se pagesat me rritjen prej 50% do të dalin gjatë ditës në xhirrollogaritë e të gjitha familjeve përfituese.

Lexo më shumë  Hargreaves takohet me Haxhiun, mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit 2026

“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka shkruar Murati.

Ky njoftim vjen si pjesë e politikave sociale të Qeverisë, që synojnë rritjen e mbështetjes financiare për familjet me fëmijë në vend.

Lexo më shumë  Gazeta më e madhe austriake: Edi Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

Rruga Press

YouTube player