KryesoreLajme

Murati i reagon Abdixhikut (LDK-së): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili paralajmëroi se deputetët e partisë së tij do ta shfaqin votën “kundër” para kamerave në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që votimi për Presidentin të jetë i fshehtë.

Në një postim, Murati ka kritikuar ashpër këtë qëndrim, duke e konsideruar si një devijim të thellë nga vlerat e partisë që dikur drejtohej nga Presidenti historik Ibrahim Rugova.

Lexo më shumë  Rizvanolli në Kanada: Prioritet ringjallja e transformimi i sektorit minerar

“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese,” ka shkruar Murati.

Ky reagim vjen pas përplasjes politike për mënyrën e votimit të kryeparlamentares, çështje për të cilën aktualisht pritet edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë