KryesoreLajme

Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, teksa ka thënë se ky buxhet është në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve e bizneseve.

“Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve tjerë strategjikë. Falënderim i veçantë edhe për deputetët që votuan në këtë seancë maratonike!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Buxheti i vitit 2025 u miratua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

YouTube player