Murati: Gjatë shkurtit janë regjistruar mbi 5 mijë të punësuar të rinj
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5.054 të punësuar të rinj.
Sipas Muratit, kjo ka ndodhur për shkak të Ligjit të ri për ATK-në, i cili kërkon që punëtorët të deklarohen së paku një ditë para se të fillojnë punën.
“Gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5,054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se kontrollet nëpër biznese për punëtorët e padeklaruar është duke vazhduar.
“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati, duke bashkangjitur vegëzen në të cilën mund të shikoni nëse jeni të deklaruar në ATK.
Rruga Press