Lajme

Murati flet për tërheqjen e mundshme të parave nga Trusti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka komentuar diskutimin që është bërë për tërheqjen e mundshme të parave nga Trusti.

Murati ka thënë se “nëse do të ndodhte tani (tërheqja e parave nga Trusti)  ndikimi do të ishte negativ në ekonomi për shkak se jemi në një ambient inflacionar”.

“Sa i përket efektit në ekonomi apo në financat publike, iniciativës që ka nodhur në vitin 2020 të tërheqjes së parë prej 10% dhe efekti i saj do të vërehët financat publike, sepse na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për t’a paguar rimburshsimin”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Guvernatori Ismaili për Bloomberg: Kosova drejt rekordit të investimeve të huaja direkte

Ministri ka thënë se në vend të tërheqjes së trustit do të mund të rriteshin pensionet apo asistencat familjare.

“Në vend që me politika fiskale me paret që i mbledhim për buxhet të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët apo t’i rrisimi pensionet, apo të rrisim mbështetjen për familjet në asistenc sociale duhet 110 milion euro me i marr prej buxhetit për me i rimbursu ata që i kanë  tërheq mjetet në vitin 2020”, ka thënë ministri.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *