KryesoreLajme

Murati: Ekzekutohet pagesa për shtesat 100 euroshe për fëmijët dhe pensionistët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për kategori të ndryshme përfituesish.

Sipas Muratit, transferimi është realizuar sot, ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Albin Kurti javën e kaluar. Shtesa prej 100 eurosh përfshin fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara dhe përfitues të skemave të tjera sociale, sipas kritereve të përcaktuara me vendim qeveritar.

Lexo më shumë  Ragmi Mustafi akuzon Kuvendin e Bujanocit për ‘heshtje politike’ ndaj Beogradit

Ai theksoi se, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjetet financiare do të reflektohen në orët në vijim.

Në fund të njoftimit, Murati ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke përcjellë mesazhin: “Gëzuar Vitin e Ri!”.

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian