KryesoreLajme

Murati: “Dritarja për Investime të Diasporës” do të mundësojë rritjen e investimeve nga diaspora

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje rreth lansimit të programit të ri “Dritarja për Investime të Diasporës”.

Murati deklaroi se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK ka ofruar 2 milionë.

“Kjo do të mundësojë rritjen e investimeve nga diaspora. Atje kanë pasur histori kreditor por nuk ju kan leshuar kredi për investim në Kosovë. Ideja ka qenë që të krijohet një dritare e re që të mundësoj garantimin e këtyre kredive për investim nga diaspora. Nga bashkëbisedimet Kemi ardhur në përfundim që kjo është e domososdoshme” ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Vrasja me thikë e 14-vjeçarit/ Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

“Qeveri e Kosovës ka ofruar Deri 8 milion euro kapital shtesë ndërsa fondi ka ofruar 2 milionë dhe do të  lëshohen  kredi deri 3 milionë euro për investime” shtoi ai

YouTube player