Lajme

Murati dhe Manastirliu nënshkruajnë marrëveshjen për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror

Mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror në të dy anët e kufirit është në fokus të marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferave të Kosovës, të nënshkruar nga Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Hekuran Murati në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës që po zhvillohet në Elbasan.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerat Manastirliu në fjalën e saj tha se kjo marrëveshje do të bëjë të mundur mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror që janë lindur dhe braktisur nga prindërit brenda territorit të të dy vendeve.

“Kjo marrëveshje synon koordinimin ndërinstitucionional për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, bashkimin e fëmijëve me familjet biologjike, kujdesin e ndërsjellë nëpërmjet shërbimeve sociale për fëmijët e braktisur dhe operimin përmes standardeve të unifikuara mes dy vendeve tona që përfaqësohen nga institucionet tona të Agjensisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Mbrojtja e ndërsjellë përmes programeve të përkrahjes sociale për fëmijët do të sigurojë edhe më shumë shërbime sociale për fëmijët në të dy vendet”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në fjalën e tij u shpreh: “Është e vërtetë se aty ku mungon kujdesi prindëror, duhet të ndihet dora e shtetit dhe besoj se edhe ne si qeveri, por besoj edhe nga ana juaj do të ketë vullnet për bashkëpunim të mëtejshëm që të ndajmë përvojat por edhe të krijojmë një ambient sa më të mirë që mbrojtja e fëmijëve të jetë diçka e realizueshme në të dy anët e kufirit duke pasur një koordimin më të mirë të strukturave përkatëse, përsa i përket ofrimit të shërbimeve sociale, rehabilituese, riintegruese dhe ligjore për gjithë fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje”.

Marrëveshja për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror mes Shqipërisë dhe Kosovës synon përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit të dy shteteve, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror që janë lindur dhe braktisur nga prindërit brenda territorit të të dy vendeve, përmes koordinimit në mënyrë të përbashkët të veprimeve dhe procedurave institucionale; riatdhesimin e fëmijëve të pashoqëruar, përfshirë fëmijët të deklaruar të humbur, që ndodhen në territorin e të dy vendeve; lehtësimin për realizimin e kontaktimit të fëmijëve me prindër të ndarë apo të shkurorëzuar që ndodhen në territorin e dy vendeve.

Lexo më shumë  Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

Marrëveshja mes dy shteteve përcakton angazhimin e përbashkët për bashkimin e fëmijës me familjen biologjike, apo ofrimin e mbrojtjes institucionale, si dhe riatdhesimit në shtetin origjinë. Strukturat e varësisë të dy shteteve që mbulojnë mbrojtjen e fëmijëve do të zhvillojnë takime periodike me qëllimin shkëmbimin e informacionit për fëmijët dhe në kuadër të zbatimit të legjislacionit përkatës në të dy vendet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *