Mungojnë klasat në Pojan të Korçës. Fëmijët dalin nga shkolla me natë
Mungesa e ambienteve bën që dhjetëra fëmijë të sistemit fillor në shkollën e Pojanit, nga klasa e parë deri në të pestën, në Qarkun e Korçës, janë të detyruar të zhvillojnë mësimin pasdite dhe e përfundojnë ndërsa ka rënë nata.
Kjo mënyrë e mësimbërjes është kthyer në pengesë si për vetë fëmijët, të cilët ndihen të lodhur, ashtu edhe për prindërit e tyre, të cilët jo të gjithë i kanë mundësitë për t’i pritur dhe shoqëruar pas mësimit.
Dhe kjo situatë po bëhet më problematike me ftohjen e motit, ndërsa dimri është në prag.
Problematike në këtë shkollë është edhe ngrohja dhe për ta siguruar, fëmijët marrin dru nga shtëpia.
Paradoksale duket zgjidhja që drejtuesit e shkollës kanë bërë për ndarjen me turne, duke lënë paradite klasat nga e 6 deri në të 12. Dhe nxënësit e ciklit fillor i kanë lënë pasdite./a2/