KryesoreLajme

Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjikun e Tiranës bëhet privilegj për të pasurit

Gazetari Osman Stafa ka publikuar denoncimin e një qytetareje që tregon gjendjen dramatike në shërbimin onkologjik të QSUT-së.

Sipas denoncimit bashkëshorti i saj, i prekur nga kanceri i veshkave, detyrohet të paguajë 2500 euro çdo tre javë për imunoterapinë me pembrolizumab, sepse shteti nuk e rimburson këtë diagnozë.

Ky ilaç rimbursohet vetëm për kancerin e gjirit dhe melanomën, ndërsa pacientët me diagnoza të tjera mbeten pa shpresë.

Lexo më shumë  Skuadra polake gjobitet nga UEFA për banerin “Kosova është Serbi”

“Ky nuk është sistem shëndetësor. Ky është një shtet që të thotë: paguaj, ose vdis,” – shprehet ajo.

Axitinibi, një tjetër medikament i rimbursuar nga shteti, mungon prej javësh në farmacinë e QSUT-së.

Pacientët detyrohen ta ndërpresin terapinë ose ta blejnë vetë në treg, me një kosto marramendëse: 3 milionë lekë të vjetra në muaj.

Postimi i Osman Stafës:

Sot mora këtë mesazh nga Onkologjiku.

Bashkëshorti i një gruaje po bën imunoterapi që kushton 2500 euro (pembrolizumab) çdo 3 javë, sepse shteti nuk e rimburson kancerin e veshkave. Ata e sigurojnë kontrabandë. Pembrolizumab rimbursohet vetëm për kancerin e gjirit dhe melanomën. Tē tjerët të vdesin.

Axitinibi, ilaç i rimbursuar nga shteti, mungon në farmacinë e QSUT-së, ndaj pacienti duhet ta ndërpresë terapinë. Ose ta blejë vetë: 3 milionë lekë të vjetra në muaj.

Ky nuk është sistem shëndetësor.

Ky është një shtet që të thotë: paguaj, ose vdis.

Dhe ky quhet krim ndaj pacientëve me kancer.

Lexo më shumë  Kosovës nuk i duhet një president që i bashkon hajdutët dhe tradhtarët por një presidente që e bashkon popullin
YouTube player