Lajme

Mungesa e ujit të pijshëm, banorët e Krujës dalin në protestë: Para zgjedhjeve na u premtua ujë 24 orë!

Mungesa e ujit të pishëm prej ditësh ka bërë që banorët e Krujës të dalin në protesyë. Problemi me ujin e pishëm bëhet më i vështirë nga temperaturat e larta.

Banorët kanë kërkuar nga bashkia dhe nga kryeministri Rama zgjidhjen e këtij problemit, duke kujtuar se në prag të zgjedhjeve, atyre iu premtua ujë 24 orë.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ndan buxhet për Luginën, vendimi mirëpritet në Preshevë

Protesta është zhvilluar në sheshin para institucionit të bashkisë ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë sërish protestat nese nuk rregullohet gjendja.

Burime nga bashkia Kruje bëjne me dije se shkak për mungesën e ujit janë bërë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe se po punohet ne riparimin e saj. Protestes i është bashkuar dhe deputetja e zgjedhur, Merita Bakiu.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *