Mungesa e solidaritetit faktik me Kosovën
Nga Sylë Ukshini
Pavarësisht agresionit të Beograd me njësitet paraushtarake kundër Kosovës, ka munguar mbështetja e qartë dhe konkrete për vendin dhe qeverinë: vizutat e zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë, pëderisa në konfliktin izrale dhe Hamas (pa dashur t”i krahasojme në përmasa) gjuha e qartë. Kjo strategji ka synuar të ruaj ekuilibrat dhe të mos e vendosë Serbinë në një pozicion defansivë!
Në vend të vizitave përkrahëse, çdo gjë është reduktuar në thirrjet me një gjuhë neutrale:” palët të tregohen zë përmbajtuar dhe të rikthehen në dialog”.
Një qëndrim i tillë u shpërfaq edhe dje në Tiranë në samitin e Procesit të Berlinit, ku mungoi një deklaratë zyratre e përbashkët dhe në të cilën qartë do të dënohej kjo ngjarje terroriste dhe agresioni ushtarak i Beogradit. Kanë kaluar pothuajse një muaj prej kur ka ndodhur sulmi në Banjskë, por BE dëshiron gjejë mënyra që të amnestojë Serbinë, dhe vazhdon të bëjë thirrje për hetime të thellsishme për të zbardhur atë që ka ndodhur, Kjo qasje nuk e bënë Serbinë konstruktive, por e trimëron edhe më tej të ndjek agjendën e saj ekspansioniste. Derisa beogradi dhe vucic sulmin në Banjskë nuk e kanë, por e kanë mbështetur edhe zyrtarisht dhe në mëmyrë shtetërore si dhe kanë refuzuar zë bashkëpunojnë për doërzimin e organizatorëve të këtij sulmi, për çfarë hetime flasin evropianët! Për më tepër, vucic, ndryshe nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC), nuk u distancua asnjëherë nga veprimi i një grupi të armatosur serbësh në Banjska më 24 shtator.
Këtu të krijohet përshtypja sikur BE-ja është fillim të viteve 1990-të, kur nuk “arrinte” ta kuptonte se fajtorin në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës dhe kur me njohjen e serbisë së miloshevicit në prill të vitit 1996, ajo e shpërblente për konstruktivitet në “zgjidhjen” e konflikteve. E pakta, do të duhej të rivendosej zona 5 km e sigurisë Kosovë-Serbi si masë sigurie dhe preventiv ndaj lëvizjeve ushtarake dhe paraushtarake serbe në kufirin me Kosovën. Dhe në të njejtën kohë, nga qeveria e Kosovës dujet të ngritet si prioritet çështja e sigurisë së vendit, në planin afatshkurtër përfshirja e Kosovës nëprogramin Partneritet për Paqe dhe në të njëjtën kohë të kërkohej anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ngjarjet e 24 shtatorit kanë treguar se tani është kohë që dialogu për normalizim të zëvendësohezohet me dialogun për gorcimin e komponemtës së sigurisë së Kosovës sipas mofelit izraelit. Ashtu si Izraeli që përballez me kërcënimin terrorist dhe për zjdukje nga Irani dhe organizata të tjera terroriste, ashtu edhe Kosova përballez me kërcënimin permanent të Serbisë. Mjafton vetëm një vëzhgim sipërfaqësor historik i sënkaluarë dë këtyre raporteve 1912-1999, atëherë e kuptojmë sa armiqësore ka qenë dhe mbetet Serbia kundrejt Kosovës. Ajo asnjëherë nuk ka pushuar së shikuari ekzistencën e shtetit të Kosovës si një pengesë për realizilimin e projektit të Serbisë së Madhe.
Në këtë rast duhet shtruar vetëm një pyetje, kush ishte përgjgjësi kryesor i luftërave dhe turbulencave në 34 vitet e fundit në rajon dhe kush kishte bërë agresion në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, dhe Slloveni, dhe kush janë viktimat e këtij agresioni të Beogradit. Për më tepër, sjellja e ndërkombëtarëve ka qenë edhe një lloj përpjekje për të krikuar një lloj simetrie artificiale e gjithë assj çfarë ka ndodhur në këtë rajon. Sigurisht një qasje e tillë e ka ttimëruar Serbinë për mos pranimin edhe të fajësisë në rastin Banjska ngjashëm si në rastin e mospranimit të krimeve të kryera nga regjimi i mëparshëm (Milosheviqit), madje ka pasur një glorifikim të luftërave dhe të doktrinës së tik. Kjo qasje dhe ky diskurs e lë të lirë regjimin pasardhës (Vuçiqit) që të ndjekë objektivat gjeopolitike të papërfunduara, që pararendësit e tij nuk arritën t’i realizojnë, me gjithë kryerjen e krimeve çnjerëzore në masë. Pikërisht, kjo është arsyeja përse shteti agresor dhe përgjegjës për krimet e luftës i reziston ballafaqimit me të kaluarën dhe përpiqet që të kaluarën kriminale ta fusin në tepih.
Gabimi thelbësor qëndron nënfaktin se bashkësia ndërkombëtare e ndëshkoi ushtarakisht Serbinë e milosevicit në vitin 1999, por jo edhe doktrinën serbomadhe, e cila tani ka marrë forma të reja (bota serbe) herë herë në rënie, herë herë në ngritje, që provon të realizohet në forma dhe mjete të tjera, në varësi të rrethanave politike të brendshme dhe të jashtme.
Rruga Press