KryesoreLajme

Mungesa e Ramës në Davos/ Nesho: Ishte i padëshiruar! Justifikimet në Kuvend, qesharake

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar ‘Bordin e Paqes’, plan i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, që u miratua dje në Davos, në të cilin Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Nesho thotë se mungesa e Edi Ramës në Davos tregoi se ai ishte i padëshiruar në atë eveniment.

Mes të tjerash, ai shprehet se justifikimet që dha Rama dje në Kuvend, i cili pretendoi se ishte me Ivanka Trump ndaj nuk shkoi në Davos, e bënë atë qesharak.

Lexo më shumë  Zelensky: Nesër do të mbahet takimi i parë trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

“Duket se qeveria dhe zoti Rama kishte një ngutësi për të treguar se ishte pjesë e bordit të Paqes, por në fakt aty mori pjesë presidentja e Kosovës, që përfaqësoi kombin tonë. Kryeministri mund të ketë marrë një ftesë, por tregoi se ishte i padëshirueshëm në evenimentin kryesor që do të bënte në themelimin e kësaj organizate. Kjo ishte arsyeja e atij nervozizmi nga Rama. Arsyetimi i Ramës ishte qesharak. Ai mund të bënte çdo gjë, mund të ikte dhe me këmbë dhe të merrte një fotografi, në kushtet e një krize, ku asnjë qeveri nuk mund të mbijetonte. Është kapur mat në veprimtari të përmasave të jashtëzakonshme. Është në një moment ku zv.kryeministrja po hetohet dhe zoti Rama se lëshon se kanë vepruar bashkë. Asnjë s’mund të krahasojë presidentin e SHBA-ve me persona privat të familjes së tij. Amerika nuk është Mbretëri. Biznesmenët kanë punët e tyre dhe marrin të ardhura nga veprimtaritë e tyre dhe këtu mbaron diskutimi”,- është shprehur Nesho në News 24.

Lexo më shumë  Kërcënimet e Trumpit për Grenlandën, BE pezullon marrëveshjet tregtare me SHBA-në
YouTube player