Bota

‘Mund të dalim fitimtarë’, Zelensky: Nëse keni frikë nga Putin, na jepni F-16

Ukraina është në gjendje të dalë fitimtare nga konfrontimi ushtarak me Rusinë, me kusht që Perëndimi të mos ketë më frikë nga presidenti rus Vladimir Putin. Kështu është shprehur, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për median amerikane, “Philadelphia Inquirer”.

Zelenskyy nuk përjashtoi mundësinë e negociatave me Rusinë në të ardhmen, por kërkoi që këto negociata të jenë me ndërmjetës. 

“Është e pamundur të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të shtrëngosh dorën e Putinit me tjetrën. Nuk do të funksionojë. Nuk është vetëm çështja që Perëndimi të mbrojë Ukrainën. Është Ukraina ajo që mbron të gjitha vendet demokratike që Putini do të sulmojë më tej”, tha ai.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Zelenskyy kërkon bombarduesit F-16 dhe sistemet antiraketë Patriot, si e vetmja mundësi për të zmbrapsur Putin.

“Nëse Shtetet e Bashkuara kanë frikë të fyejnë Putinin dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të ftuar, atëherë kërkojmë nga partnerët tanë strategjikë të na japin atë që do të na mbronte: Patriotët [sistemet antiraketë], një numër i konsiderueshëm F- 16, dhe mundësia për të përdorur armë brenda Rusisë”, shtoi presidenti.

Sakaq, ushtria ukrainase, ka nxjerrë në vijën e frontit në Donetsk, raketahedhësin ‘Vampir’ të prodhimit çek. Ushtarët në vijën e frontit me Rusinë kërkojnë më shumë armatime. Ata bëjnë me dije se sulmet ruse tashmë janë me intensive se më parë. Sipas ushtarakëve ukrainas, Rusët kanë më shumë ushtar në në vijat e frontit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndërkohë, Kievi ka hedhur poshtë pretendimet e Bjellorusisë se, Ukraina ishte duke grumbulluar forca ushtarake në kufirin me aleatin besnik të Moskës.

Sipas Kievit ato janë raporte të cilat synojnë të nxisin më tej armiqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë. Po ashtu mediat ndërkombëtare, raportojnë se trupat ruse pushtuan dy fshatra të tjerë në Ukrainë: në rajonin e Kharkiv dhe Donetsk. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

YouTube player