Bota

Mumja egjiptiane studiohet në mënyrë digjitale

YouTube player

Trupi i mumifikuar i një faraoni të Egjiptit të lashtë është studiuar për herë të parë në mijëvjeçar pasi u zhvesh në mënyrë digjitale.

Mumja e Amenhotepit të Parë, që qeverisi nga viti 1525 në 1504 para erës sonë, u gjet në lokalitetin Derit el Bahari 140 vite më parë.

“Ai vdiq në moshën 35-vjeçare. Ne gjetëm trurin brenda mumjes dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me mumjet e tjera. Në të njëjtën kohë, ne zbuluam se trupi ishte mumifikuar sipas stilit Osiris”, u shpreh arkeologu Zahi Hawass.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Por, arkeologët u përmbajtën nga zhveshja fizike e mumjes në mënyrë që të ruanin maskën e fytyrës dhe fashot.

Skanimet digjitale treguan gjithashtu se mumja kishte marrë plagë të shumta post-vdekjes, që ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga grabitësit e varreve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *