KryesoreLajme

Mujanoviq godet ShBA-në dhe BE-në: Pasojat e sulmit në Banjskë, izolim i Kosovës e shtije avionësh dhe marrëveshje me Serbinë

Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka kujtuar sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë.

Mujanoviq në një postim “X” ka shkruar se ky ishte sulmi më vdekjeprurës që Serbia nisi ndaj Kosovës që nga viti 1999.

Ai tutje shton se rezultati i këtij sulmi ishte margjinalizimi i Kosovës nga vendet aleate të saj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Para një viti Serbia nisi sulmin më vdekjeprurës ndaj Kosovës që nga viti 1999.

Rezultati i sulmit paramilitar në Banjskë ishte margjinalizimi i Kosovës nga SHBA-ja dhe BE-ja; shitja e avionëve luftarakë të Francës për Serbinë; një pakt energjie SHBA-Serbi; Gjermania duke u lutur dhe kërkuar litium nga Serbia.

Me miq të tillë…”, ka shkruar Mujanoviq. 

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player