KryesoreLajme

Muja: Saimir Mane njëfarë vakti edhe në Kosovë ka bë ligje kur ka qenë Qeveria Hoti

Diten e djeshme pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, u zbardh dhe akuza nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një nga akuzat e ngritura nga BKH-ja, Ilir Meta akuzohet se ka ndryshuar një ligj në interes të oligarkut famëkeq Samir Mane, për të cilin shumë pak media ia përmendin emrin, e shumë të tjera e kanë një nga sponsorët kryesorë.

Pas ngjarjes së djeshme, deputeti nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Armend Muja tregon për influencën korruptive të Samir Manes edhe në Kosovë gjatë Qeverisë Hoti.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij të plotë:

Saimir Mane njëfarë vakti edhe në Kosovë ka bë ligje kur ka qenë Qeveria Hoti. Me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ishte shtu një amandament për një nen që parashihte lirim të energjisë elektrike për Ferronikelin, i cili atë kohë ishte në pronësi të Saimir Manes dhe të pezullohen pagesat e rentës minerare. Komisioni i Minierave (KPMM) nuk e kishte ngarkuar asnjëherë Ferronikelin me rentë minerare siç parashihte ligji.

A e ka hetu ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt me e hetu këtë rast.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025
YouTube player