Uncategorized

Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se kontratat me procedurë të negociuar janë të lejuara përderisa plotësohen kriteret ligjore dhe ka prezantuar statistika që tregojnë rënie të dukshme të numrit të kontratave në dy vitet e fundit.

Muja të martën në konferencë për media ka paraqitur disa statistika, duke thënë se rekordet, veç në përqindje e tenderëve një burimorë kanë qenë në vitin 2008 dhe në vitin 2016.

“Sa i përket çështjes së kontratës të negociuara apo siç i referohet opozita kontrata të involvuara, ne iu kemi drejtuar KRPP-së dhe kemi kërkuar të gjitha të dhënat në kontratë numër vlerë, prej vitit 2008 deri në 2024, dhe marrë parasysh shkallën e lartë të propagandës nga opozita për Qeverinë Kurti. Nuk ka absolutisht asgjë të jashtëligjshme përderisa respektohen kriteret që parashihen në ligj. Në gjithë këtë situatë opozita ka shpallë vlera numra duke i rritur ato vazhdimisht, duka ia keqatribuar qeverisë”, ka deklaruar Muja.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Sipas tij, numri i kontratave të negociuara ka përjetuar një ulje drastike në dy vitet e fundit.

“Numri i kontratave njëburimore të nënshkruara, trendi është në rënie në dy vitet e fundit, kemi përgjysmë më pak kontrata në burimore sesa mesatarja e viteve paraprake. Pra në vitin 2023 ka pasur 332 kontrata të negociuara, krahasuar  me vitin 2020 që ka qenë 885, në vitin 2018 ka qenë 743, pra marrë parasysh në dy vitet e fundit kemi përgjysmë më pak”, ka thënë Muja.

Muja gjithashtu ka akuzuar opozitën për propagandë dhe manipulim të të dhënave. 

Ai ka theksuar se opozita përdor “përvojat personale dhe spekulime” për të sulmuar qeverinë dhe shpesh përfshin Prokurorinë Speciale si “fishekun e fundit në betejë”. 

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

“Kontratat e negociuara lejohen me ligj përderisa plotësohen kriteret dhe është legjitime. Por, ajo që po vërejmë është se kjo propagandë kryesisht bazohet në përvoja personale dhe pastaj implikon Prokurorin e Speciale si fishekun e fundit në betejën e parendur në Qeverinë Kurti. Ne i dimë shumë mirë praktikat e vjedhjes, keqpërdorimet në fonde publike duke i përdorur metodat me tendera të hapur edhe të negociuar, ajo që ne themi është se përpjekjet e kota për të gjetur ndonjë gabim të një shërbyesi civil dhe pastaj t’i faturohet Qeverisë Kurti për kontrata që i nënshkruajnë vetë ata, dhe përpjekjet për t’i anuluar pastaj kontratat e negociuara të cilat janë  financiar të tyre”, ka deklaruar mes tjerash Muja.

YouTube player